Rama i kthen pergjigje letres se tij
I kompleksuar nga letra qe i dergoi kancelarit dhe kritikat e shumta qe i kane bere keto dite, kryesisht njerez brenda partise se tij dhe keshilltare, Rama u detyrua qe te beje nje editorial ku ne mungese te pergjigjes se letres qe i dergoi kancelarit austriak, u detyrua qe t'i pergjigjet vete per te shpjeguar pse e kishte bere gafen e dergimit te letres per kryeministrin e Austrise, kunder nje kompanie austriake.
Sigurisht qe diten qe u publikua kjo leter e z.Rama, dikush me sadopak mend, nuk priste qe kancelari t'i pergjigjej, sepse kjo eshte jashte cdolloj protokolli te komunikimit te nje kancelari me kreun e nje partie politike.
Ne mungese te pergjigjes, z.Rama e pa te arsyeshme te publikonte te shtunen nje leter ne forme shkrimi editorial, me titull "Lotaria kombetare dhe jo vetem". Z.Rama duke pohuar qarte se nuk mund te prese nje pergjigje, justifikon pse e beri letren e mbetur pa pergjigje dhe pretendon ne shkrim se "letra derguar kancelarit austriak ishte ne respekt te nje vendi mik e partner dhe te vete kreut te qeverise se Austrise. Ishte momenti per ta informuar kancelarin e vendit mik mbi pikepamjen tone lidhur me tenderin e Lotarise Kombetare". Me tej letra nuk resht se kercenuari kompanite qe kane investuar ose planifikojne te investojne dhe te jene prezente ne Shqiperi, duke deklaruar se do te rishikoje marreveshjet e bera nga mazhoranca aktuale nese ai do te vije ne pushtet.