E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon INSTAT:Ndryshimet transparente

TIRANE- Ka ardhur dhe reagimi zyrtar i INSTAT-it pas shifrave të publikuara. Në një njoftim për mediat INSTAT bën të ditur se ndryshimi i Indeksit të çmimeve të Konsumit që nga tetori i vitit 2009 si rezultat i aplikimit të çmimeve të ndryshuara të shërbimeve shëndetësore, është një proces jo vetëm metodologjik, por dhe transparent.

Sipas INSTAT që muajin janar 2010 është njoftuar se tarifat e shërbimeve shëndetësore do të përfshihen në Indeksin e çmimeve te konsumit te muajit qershor 2010.

INSTAT thekson se nga pikëpamja metodologjike duhet një periudhë të paktën 6 mujore për të matur realisht peshën që kanë këto tarifa në Indeksin e çmimeve të Konsumit. Në muajin qershor 2010, u llogarit Indeksi i çmimeve të Konsumit, duke përfshirë dhe ndikimin e ndryshimit të tarifave shëndetësore.

Ky ndikim ishte 0.2%. INSTAT për të qenë sa më transparent, ndikimin e këtyre tarifave e shtriu që në muajin tetor 2009, kohë kur filloi aplikimi i këtyre tarifave. Kjo solli një rritje prej 0.2% të ndryshimit vjetor të IçK-së, nga muaji tetor e në vazhdim.

INSTAT bën të ditur se e njëtjta metodologji, është ndjekur edhe për ndikimin e çmimit të energjisë elektrike në janar të këtij viti por pa dhënë sqarime të mëtejshme.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›