E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me shifrate inflacionit, Ikonomi:Pasoja në ekonomi

TIRANE- Ndryshimet e shifrave të inflacionit në vend, duke filluar nga tetori i vitit të kaluar nga ana e INSTAT, ka sjellë dhe reagimin e ekonomistëve të cilët shprehen se këto ndryshime do të kenë pasoja për ekonominë e vendit.

Ish drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Milva Ikonomi shprehet se inflacioni i ndryshëm që vjen nga shifrat e reja do të kishte ndryshuar të gjitha politikat e Bankës së Shqipërisë.

“Po të kishin një inflacion të ndryshëm, që është 1 % më shumë, natyrisht edhe Banka e Shqipërisë do të kishte reagim tjetër. Ka dhe një impakt përsa i takon pagës reale dhe pensionit real, sepse kemi një pagë e cila rritet me një inflacion të ndryshëm dhe jep një pagë reale të ndryshme. Ato që ne dëgjojmë në mënyrë të përsëritur që kemi rritje pagash në të vërtetë kanë mbuluar pikërisht këtë inflacion i cili nuk ka qenë i shprehur.” theksoi Ikonomi.

Më tej, duke rikthyer vëmendjen në gjendjen aktuale të ekonomisë të vendit, Ikonomi shprehet se Shqipëria është në një krizë të rëndë dhe ajo duhet përballuar sa më shpejt.
“Sipas meje vendi është në vështirësi të mëdha ekonomike dhe ne nuk kemi akoma asnjë platformë ëpr të dalë nga kjo situatë.”shprehet Ikonomi.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera GSH: INSTAT korrigjoi shifrat e inflacionit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›