E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon KB Prishtina, ndoshta nuk udhëton në Pejë

Klubi basketbollistik Sigal Prishtina ka reaguar pas disftaës me Pejën. Në një konferencë sot për media, zyrtarë të lartë të Prishtinës kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të federatës së basketbollit, Fatmir Gashi.

Kjo pasi që për zyrtarët e federatës basketbolli kosovar është i ndikuar nga familjarizimi. Sigal Prishtina është ankuar në vendimet e gjyqtarëve që sipas tyre janë të ndikuar nga shantazhet e krerëve të federatës.

Kjo gjë lidhet me faktin se drejtori i skuadrës Peja është Art Gashi, djali i kryetarit të federatës, Fatmmir Gashi.

Madje Sigal Prishtina ka kërcënuar se nuk do të udhëtoj në Pejë për ndeshjen e tretë finale nëse nuk dorëhiqet kryetari dhe nëse nuk ndryshon kjo gjendje në basketbollin kosovar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›