Serbëve të veriut u intereson më shumë Vulini se Marrëveshja

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës. Shefi i të ashtuquajturit qark i Mitrovicës Radenko Nedelkoviq ka deklaruar se serbët nga Kosova nuk mund ta bllokojnë zbatimin Marrëveshjes së Brukselit dhe se përfaqësues të pushtetit në Beograd për Marrëveshjen dhe implementimin e saj do të bisedojnë pas kthimit të kryeministrit Daçiq nga Brukseli ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, njoftojnë medie të Beogradit.
Nedelkoviq pas takimit me Vuçiqin, që ka zgjatur më shumë se tri orë, ka thënë se tema kryesore ka qenë debllokomi punës së Zyrës për Kosovën dhe mundësinë e kthimit të Aleksandar Vulinit në krye të saj dhe se më së paku është folur për Marrëveshjen e Brukselit./Indeksonline./