E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon MPB e Kosovës: S`ka tabela “BG” për serbët

Ministria e Punëve të Brendshme reagon ndaj raportit të organizatës joqeveritare: “Further Support to refugees and IDP-se in Serbia“, lidhur me konstatimet se MPB-ja për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë i lëshon tabelat e Republikës së Kosovës me inicialet “BG”.
 

Kjo Ministri sqaron opinionin publik se konstatimet e kësaj OJQ-je nuk qëndrojnë dhe se janë të pa vërteta që të gjitha pretendimet se inicialet për komunitetin serb janë të veçanta.
 

“Së pari ju njoftojmë se tabelat për veturat për qytetarët e Republikës së Kosovës prodhohen në Slloveni dhe kontingjenti i tyre vjen në Kosovë sipas kërkesave të Agjencionit për Regjistrim Civil të MPB-së”, thuhet në reagimin e kësaj Ministrie.
 

“I vetmi dallim që bëhet për tabelat e veturave të Republikës së Kosovës është numri për gashtë rajonet e Kosovës, ndërsa sa i përket germave ato shpërndahen në mënyrë proporcionale, në të gjitha rajonet e Kosovës sipas rendit alfabetik dhe në asnjë mënyrë nuk ndahen as dallohen për komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›