E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD-ja: Rama, sulme për të maskuar humbjen

TIRANË- Partia Demokratike i konsideron deklaratat e PS-së kundër TEC-it si sulme për të maskuar humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sërish para mediave ka dalë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli e cila theksoi se "Rama për të maskuar humbjen e zgjedhjeve , u deklaroi nëpërmjet zëdhënësve të tij shqiptarëve se TEC-et me qymyr janë të ndaluar në Europë , ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim 3 të tilla, në Itali 2 dhe në ndërtim në vende të tjera të Europës".
Ajo ka shtuar më tej se nuk kanë ndërmend të përgjigjen me të njëjtën monedhë, pasi Rama sipas PD-së e ka marrë përgjigjen më 28 qershor.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›