E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Presidenca: “Lajmi për zjarr në institucion, i pavërtetë dhe abuziv”

03-09-2012 / Gazeta 55

Presidenca nëpërmjet një komunikate për shtyp ka sqaruar se lajmi i publikuar në disa media për përfshirjen nga zjarri të zyrave të Presidentit të Republikës, është i pavërtetë dhe abuziv. “Lidhur me publikimin sot në disa media të lajmit se zyrat e Presidentit të Republikës u përfshinë të shtunën në mbrëmje nga një zjarr që shkaktoi dëme materiale, sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë dhe abuziv. Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë” - ka sqaruar Presidenca. Sipas njoftimit, punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›