E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të fillojë puna për përgatitjen teknike të infrastrukturës zgjedhore”

03-09-2012 / Gazeta 55

Flet ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kristaq Kume

Administrata zgjedhore duhet të shpejtojë me përgatitjen e infrastrukturës së zgjedhjeve. Ish kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kristaq Kume në një prononcim për mediat deklaroi se nuk ka kohë për të humbur, pasi aplikimi për herë të parë i teknologjisë në zgjedhje e vështirëson procesin. “Është e nevojshme të punohet më shumë kujdes për të realizuar të gjitha kërkesat qoftë në aspektin teknik qoftë në realizimin dhe miradministrimin e kësaj teknike. Kjo në radhë të parë sepse është duke u pilotuar një mënyre e re procesit zgjedhor suksesi i së cilës ose mossuksesi i saj do ti kushtëzojë lëvizjes e më pasme këtë në vazhdim”, deklaroi Kume.
Hapja e konkursit ditën e sotme për kreun e KQZ-së, do të paraprihet nga përzgjedhja e anëtarëve. Për Kumen, misioni për të realizuar administrim të mirë të zgjedhjeve duhet të rikonfirmojë disa prej anëtarëve aktualë të këtij institucioni. “pjesa më e madhe e anëtare të komisionit të rikonfirmohen sepse kjo bën vazhdimësinë e eksperiencës në miradministrimin procesit zgjedhor”- theksoi Kume.
Sipas kodit të ri zgjedhor brenda 17 shtatorit Kuvendi duhet të nisë procedura për zgjedhjen e 7 anëtarëve të KQZ-së. E pas këtij hapi formal do të jetë Komisioni i Ligjeve ai që do të ketë detyrimin që do të administrojë konkurrentët për kreun e KQZ-së.
Ndërsa kuvendi nis sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post, që sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, do të plotësohet nga përzgjedhja mes kandidaturave të lira. Sipas ligjit të ri elektoral, i cili hyri dje në fuqi, Kuvendi shpall vendin vakant dhe pret aplikimet e reja të shtetasve që plotësojnë kriteret formale të ligjit dhe që dëshirojnë të jenë anëtarë dhe njëkohësisht kryetar të KQZ-së. Neni 181 i Kodit Zgjedhor përcakton që parlamenti duhet ta kryejë procedurën e shpalljes së vendit vakant menjëherë pasi bëhet dekretimi i ndryshimeve në ligj. Pas këtij hapi formal do të jetë komisioni i Ligjeve ai që do të ketë detyrimin të administrojë konkurrentët që do të paraqiten, për të kryer më pas seanca dëgjimore me secilin prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternative, të cilat duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të anëtarëve të këtij komisioni. Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë të paktën dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Më pas, përfaqësuesit e opozitës në komision përjashtojnë dy nga këta kandidatë, ndërsa Kuvendi zgjedh kryetar të KQZ-së kandidatin që merr më shumë se gjysmën e votave, mes dy kandidatëve të mbetur.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›