Reagon kryeministria: PS po dezinformon për reklamat

Mëhilli thotë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, është rikthyer te politika e bllokimit, por dhe e bllofeve dhe e trillimeve si alternativë kryesore e tij dhe se me gojën e Shalsit, po dizinformon qytetarët mbi përmbushjen e detyrimit Kushtetues e ligjor të qeverisë për informimin e qytetarëve shqiptarë.
“Kreu i Partisë Socialiste, i cili nga viti 2006 deri ne vitin 2011 si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të gjitha reklamat, njoftimet televizive dhe ato në mediat e shkruara të vendit në tërësinë e rasteve ja u dhuroi vetëm 1 televizioni kombëtar dhe 2 televizioneve lokale që ai kontrollonte, përkatësisht “Top Channel”, “News 24” dhe “Vizion +” si dhe 3 gazetave të tij gazetës “Shekulli”, “Gazetës Shqiptare” dhe “Shqip”, madje shpesh duke shkelur rregullat e prokurimit publik, bërtet tani se qeveria në shpërndarjen e reklamave dhe njoftimeve paska favorizuar disa media të caktuara dhe diskriminuar të tjera”.
Mëhilli thotë se gjithçka është bërë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike dhe se spotet televizive u janë shpërndarë 3 televizioneve kombëtare “TVSH”, “TV Klan” dhe “Top Channel”, kurse njoftimet në mediat e shkruara janë shpërndarë në të gjitha mediat pa asnjë dallim. “Qeveria shqiptare është kufizuar në këtë shpërndarje me 3 mediat kombëtare për shkak të fondeve duke kujtuar këtu se ka shpenzuar për veprimtaritë informuese ,4 deri në 7 herë më pak se çdo qeveri e rajonit e më gjerë”.
“Në rast se zoti Rama për 5 vjet me radhë përjashtoi nga fushatat informuese të bashkisë së Tiranës të gjitha mediat që ai nuk i kontrollonte, Këshilli i Ministrave nuk e ka bërë këtë në as edhe një rast të vetëm, madje ka treguar mirëkuptim si në rastin e televizionit Top Channel, i cili jo gjithnjë ka qenë i gatshëm të transmetojë në kohën dhe shpeshtësinë e kërkuar spotet televizive të qeverisë, por ka preferuar të ofrojë kohën që ky televizion në përputhje me programacionin e vet e kishte më të mundshme”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
2012-09-23 14:53