E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon politika ne Kosove/Ra perdja e hekurt ndermjet shqiptarve

TIRANE - Faktorët politikë shqiptarë në Kosovë reaguan dje lidhur me inaugurimin e hapjes së tunelit Thirrë-Kalimash, duke e cilësuar këtë moment si vënien në vend të padrejtësisë një shekullore. 
Partia Liberale e Kosovës përshëndet hapjen e tunelit ne Kalimash me të cilin shënohet hapja e auto-rrugës Durrës-Tiranë-Prishtinë dhe rënia e perdes se fundit te hekurt ne Evrope, e cila për afër një shekull padrejtësisht e kishte ndarë përgjysmë popullin shqiptar.
“Qeveria Berisha e Republikës se Shqipërisë dhe Qeveria Thaçi e Republikës se Kosovës sot shënuan edhe një sukses nacional dhe historik, i cili fillon një epokë dhe shekulli te ri për popullin shqiptar i cili denjësisht, bindshëm dhe me guxim është duke ecur drejt demokracisë, zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik. Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO dhe hapja e kësaj arterie jetike ne zemër te popullit shqiptar janë ngjarje te pritura me shekuj dhe për te cilat janë bere shume sakrifica dhe se kjo auto-rrugë ne fakt e lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin, por edhe Kosovën me Shqipërinë, Adriatikun dhe Evropën”, thuhet në njoftimin për shtyp të PLK.
PLK përgëzon tërë popullin shqiptar për këtë kryevepër madhore dhe unikale dhe vetë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i cili po ia kthen imazhin, krenarinë dhe ardhmërinë popullit shqiptar dhe Republikës së Shqipërisë. PLK është e bindur se edhe Qeveria e Republikës së Kosovës me sukses do ta kryej pjesën e saj te auto-rrugës e cila përfundimisht do t’i jep frymëmarrje, zhvillim dhe integrim popullit shqiptar duke shembur kështu barrierat e ndarjeve, izolimeve dhe hapur perspektiva te ardhmërisë dhe integrimeve te popullit shqiptar ne boten dhe familjen e popujve te civilizuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›