E Diel, 1 Nëntor 2026

Zot, ruaji shqiptaret te mos qeverisen nga Xhemilja dhe burri i saj

Për këto që po shohim dhe dëgjojmë nuk është për t’u çuditur kur oreçast të na kujtohen fjalët e Faik Konicës që i lutej Zotit për ta shpëtuar Shqipërinë nga shqiptarët. Ani pse kemi hyrë në një shekull tjetër nga ai në të cilin jetoi Konica, antishqiptarët po e ndjekin Shqipërinë si hienat. Për poste dhe për t’u pasuruar nuk lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër interesave kombëtare. Dhe në këtë logjikë mendja të shkon se ata që veprojnë në këtë mënyrë nuk kanë në dejet e tyre asnjë pikë gjak shqiptari. Fushata elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit po fillon me një pafytyrësi nga e majta ish-komuniste, e cila ka mobilizuar pjesën më të ligë të kombit në një luftë të paprinciptë të një propagande tipike bolshevike që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Ideja e tyre e marrjes së pushtetit pa asnjë alternative të besueshme për shqiptarët, tregon atë se e majta ish komuniste nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e saj komunist. Është me të vertetë një paradoks që sot pas 18 vjetëve të rënies së komunizmit si sistem, një monster komuniste si Edi Rama ka grumbulluar rreth vetes një masë heterogjene të hajdutërisë pa kufi dhe veseve të ndyra që nuk kanë asgjë të përbashkët me dinjitetin e shqiptarëve që përfaqësohet nga Veliaj, Shalësi etj. E ashtuquajtura “politikë e re”, përfaqësohet nga njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejta me regjimin komunist dhe me krime kundër popullit si Gjinushi, Ruçi etj. Nga ana tjetër një plejadë pinjollësh, bij të nomenklaturës më të lartë të regjimit komunist të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enver Hoxhës, të kriminelëve më të thekur kundër popullit shqiptar, janë thirrur nga anë e anës në stanin e Edi Ramës. Dhe grupi tjetër bolshevik si Kodheli, Shamku, Seseri, Hysi, përbëjnë “këshillin e ndrikullave” të Edi Ramës me selinë e tyre në Bashkinë e Tiranës. Detyra e tyre është të mbrojnë me kakarisjen e laraskave kryetarin e tyre nga akuzat në jetën e tijë perverse,duke i quajtur këto akuza si “ndërhyrje në jetën e tij private” dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas tyre, shqiptarët nuk duhet të njohin se kush është ky Edi Rama në jetën e tij familjare dhe kundër familjes. Nuk është e rëndësishme se po përpiqet të bëhët kryeministër i Shqipërisë një njeri me veset me të ndyra të karakterit njerëzor dhe aq më pak shqiptar. Se shqiptarët nuk duhet të njohin se cili në të vertetë është “burri i Xhemiles”. Mjafton që “këshilli i ndrikullave” të zërë karriket në Parlamentin Shqiptar dhe “Xhemilja” të bëhet kryeministër i Shqipërisë.
Po vallë aq poshtë paskan rënë shqiptarët që të lejojnë këtë maskaradë njerzish që të luajnë me fatin e tyre. Nuk kam ndërmend të heq paralele ndërmjet fushatës elektorale të Presidentit Bush në mandatin e tij të pare në vitin 2000, por që t’i kujtoj lexuesit faktin se Presidenti i Amerikës ishte i detyruar të shpjegonte përpara amerikanve rastin e ndodhur të viteve të shkuara në jetën e tijë, kur policia amerikane e kishte gjetur duke drejtuar automobilin e tijë nën efektin e alkoolit. Ndërkohë ne shqiptarët duhet të mbyllim sytë përpara rastit të një skizofreni që ka parë në ëndërr se do të bëhët kryeministër i Shqipërisë, një hajduti ordiner i Bashkisë së Tiranës. Që premton rroga të larta për të gjitha kategoritë e nëpunësave të shtetit dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë katandisur të marrin si lëmoshë një pagë qesharake nën nivelin e të gjitha institucioneve të tjera të shtetit.
      Mitingu i organizuar në hapje të fushatës elektorale në Qytetin Studenti, ishte një tjetër shfaqje hipokrizie e Edi Ramës përpara opinionit shqiptar. Nga njëra anë paraqet në sfond momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit, nga ana tjetër ka grumbulluar rreth vetes ish-sigurimsat dhe kriminelët më të spikatur të diktaturës komuniste. Hapja e mitingut nga ish-Ministri i sigurimit komunist të Ramiz Alisë gjoja duke evokuar studentët e Dhjetorit ‘90 në aspiratën e tyre për demokraci, ishte një maskaradë e vertetë dhe një fyerje e rëndë për demokracinë dhe shpirtrat e atyre që derdhen gjakun për liri. Ishte ky njeri që në postin e Ministrit të Brendshëm dhe të ish-sigurimit komunist, përgjaku Shkodrën me 2 Prill 1991, në përpjekje për të mbrojtur regjimin më të egër dhe barbar që ka njohur bota. Dhe në podium ishin këlyshët e atyre kriminelëve të diktaturës dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enver Hoxhës më në krye Skender Gjinushin, që duke u lepirë, presin kockën që do t’u japë Edi Rama duke zënë karriket në Parlamentin e Shqipërisë. Ishin pikërisht këto monstra që studentët i përmbysen në ato ditë të Dhjetorit 90. Edhe vetë Zoti, qielli i Shqipërisë, ishte kundër tyre dhe dërgoi një rrebesh me shi e furtunë që Edi Ramës i mbeti kënga në grykë dhe “këshilli i ndrikullave” i Bashkisë së Tiranës u mblodh për të formuluar protestën e radhës kundër qeverisë. Me të vertetë kënga “Çohu” e Edi Ramës, është një thirrje tipike e revolucioneve majtiste bolshevike dhe nuk ka asgjë të përbashkët me një klimë të qetë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
         Sot shqiptarët janë të ekspozuar përpara një rreziku të restaurimit dhe të marrjes së pushtetit nga ish-kriminelët e diktaturës komuniste me pinjollët e tyre dhe demokracia është seriozisht e kërcënuar. Edi Rama personalisht është përfaqësuesi më i denjë i ish-regjimit komunist. Me firmën e babait të tij është varur në litar me 10 gusht të vitit 1988, poeti i vargjeve të lirisë, martiri i demokracisë, miku im i shtrenjtë Havzi Nela. Kryetari aktual i PS, konsiderohet sot nga mediat botërore edhe nga opinioni në Shqipëri si njeriu më pasur i Ballkanit. Dhe kjo pasuri është grumbulluar me hajdutëri dhe afera korruptive. Me taksat dhe fondet e qeverisë që ka në dispozicion Bashkia e Tiranës, sot disa rrugë të Tiranës nuk mundet të them se mundet të ishin shtruar me argjend, por duhet të ishin shtruar me bronz. Ndërkohë qëndra e kryeqytetit është plot gropa ku njeriu thyen këmbët. Ndërtimet pa kriter dhe me afera korruptive,se cili ndërtues e paguan më shum Edi Ramën, e ka bërë Tiranën me ndërtimet kuturu dhe pa kriter, pa plan rregullues, një masë hekuri dhe betoni që të shkakton dhimbje dhe hapësirat publike të zënë frymën. Dhënia e lejeve të ndërtimit vetëm për njerëzit e tij dhe që e paguajnë më shumë po shton çdo ditë e më tepër makutërinë e Edi Ramës për të qenë arbitrarë edhe ndaj komisioneve Parlamentare të ngritura për hetimin e aferave të tijë korruptive. Kryetari aktual i Bashkisë me forcën e parasë ka blerë dhe ka futur në ndikimin e tij të hapur mediat e shkruara dhe të folura duke penguar fjalën e lire informimin e drejtë dhe të pa anshëm të opinionit dhe diversitetin e mendimive. Trefishimi i taksave për biznesin e Tiranës ka bërë atë që shum njerëz të bien në pikën e hallit dhe të mbyllin aktivitetin, ndërkohë thirrjet e qeverisë për të ndryshuar gjendjen injorohen nga sozia i tijë benjamini Shalësi. Përqendrimi vetëm në dorën e tij të kompetencave lidhur me vjeljen e taksave dhe shpërndarjen e fondeve në minibashkitë e kryeqytetit ka bërë atë që administrata e këtyre minibashkive të mos jetë funksionale dhe të bëhet një barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptar. Është e çuditshme që fondi i pagave vetëm për administratën e këtyre minibashkive është ma i madh se fondi i akorduar për investimet në këto minibashki. Konkretisht minibashkia nr.6 në Tiranë ka të akorduar për fondin e pagave dhe të shpenzimeve 57 milionë lekë, ndërkohë fondi për investimet është i planifikuar vetëm 31 milionë lekë. Është kjo arsyeja që këshilli i minibashkisë ka rrëzuar në dy mbledhje me radhë buxhetin. Në këtë kontekst, modeli qeverisës për Tiranën që Edi Rama po u paraqet shqiptarve si model për gjithë Shqipërinë është një model i një qeverisje pa kriter, abuzive dhe hajdutërie pa kufi. Nga ana tjetër pamundësia dhe refuzimi i Edi Ramës të përballet përpara mediave me realitetin e krijuar dhe që të shpalosë publikisht me debat përpara gazetarve dhe kundërshtarëve të tijë politik alternativën e tijë qeverisëse,tregon se ky njeri është në krizën më të thellë. I alarmuar nga sukseset e qeverisë Berisha ai akoma pa filluar e ka humbur betejën. Sot forca më e madhe opozitare po hyn në zgjedhje pa kryetarin e sajë dhe si formacion politik i shpartalluar. Plani i tij dështak por edhe mjaft tinzar është mjaft i lexueshëm nga shqiptarët. Nga e frika e humbjes ai është i vetëdijshëm se socialistët do t’a largojnë menjëher nga drejtimi i partisë. Por ka vendosur që të ruajë për një kohë sa të jetë e mundur karriken e Bashkisë. Por nuk është më koha kur Fatos Nano e sillte nga Parisi siç thotë ai “me thonj të paprerë” ku ishte duke shërbyer në stallën e derrave për ta vendosur në karrikën e ministrit. Por siç thotë populli “kur t’ia japësh shkopin në dorë njeriut të pabesë atëherë ktheje kurrizin dhe numëro goditjet”. Përsëri me të pabesë ndaj forces politike që përfaqson,Edi Rama ëndërron karrikën e Kryeministrit pa pasur të drejtën e tij të votes në Parlament. Prandaj kudo dëgjon nëpër ambiente publike, në biseda ndërmjet njerëzve, “Zot, ruaje Shqipërinë nga Edi Rama Kryeministër”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›