Reagon restoranti “Perla e Detit” që iu vendos tritoli në Kamëz

Pas ngjarjes së papritur që ndodhi në Kamez, “Perla e Detit” ka reaguar me një mesazh të fuqishëm për klientët dhe miqtë e saj. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe ka tronditur emocionalisht ekipin, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime.
Në njoftimin e tyre, ata kanë shprehur mirënjohjen për mbështetje dhe energjinë pozitive që kanë marrë nga klientët dhe komuniteti. Ata kanë theksuar se, megjithë vështirësitë, do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime të shkëlqyera dhe mikpritje të ngrohtë, duke mbajtur hapur restorantin dhe duke punuar për të riparuar dëmet.
“Perla e Detit” falenderon të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe kanë dërguar mesazhe pozitive, duke e siguruar publikun se do të vazhdojnë të shërbejnë me dashuri për detin, peshkun dhe mikpritjen që i ka karakterizuar gjithmonë.
Mesazhi i fundit për klientët është: “Ju presim, sot dhe çdo ditë, me buzëqeshje dhe shpirt të fortë.”
