Real, Bellingham: Dhashë gjithçka, por nuk mjaftoi

Jude Bellingham, pas zhgënjimit në finalen ndaj Barcelonës, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale: “Dhashë gjithçka në fushë, por nuk mjaftoi. Kanë mbetur edhe pesë finale, duhet të japim gjithçka që kemi. Hala Madrid deri në vdekje”, ka përsëritur mesfushori blancos.
Të shtunën në mbrëmje Bellingham ishte dukshëm nervoz, në fishkëllimën e fundit lojtari i Merengues u përjashtua me karton të kuq pasi kishte një qëndrim agresiv ndaj arbitrit. Tani anglezi rrezikon një pezullim me tre ndeshje.