E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid ekzagjeron 8-0 ndaj Levante

Real Madrid ka mbyllur çështjen e kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë pas fitores së thellë 8-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Levante, në Santiago Bernabeu.

Ekipi madrilen nuk fali asnjë nga gabimet në mbrojtje të kundërshtarit dhe tregolëshat e sulmuesve Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo largojnë tensionin që kishte mbërthyer ‘merengues’.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Mesut Ozil dhe Pedro Leon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›