Morati “ngrin” Benitez: Situata është bërë lëmsh
MILANO- Ditët e Rafa Benitez në stolin e Interit duken të numëruara, por sesa mund të zgjasë kjo periudhë, nuk e di ta thotë as presidenti Masimo Morati. Kreu i klubit zikaltër duket i gatshëm të largojë trajnerin spanjoll, por çështja e parave mbetet ende një problem, pasi ai duhet t’i paguajë Benitez 8 milionë euro si dëmshpërblim.
Kreu i klubit zikaltër ka folur për situatën, që nuk është aspak ajo e pritshmja. “Nuk kam patur kohë të flas me asnjërin, jemi duke u përpjekur të kuptojmë këtë situatë që është pak lëmsh, - deklaroi ai. – Gjithçka ka ndodhur ka qenë e papritur, kështu që jemi duke bërë vlerësime nga të gjitha pikëpamjet”, shtoi Morati.
Të martën në mbrëmje u përfol se ai ka patur një takim me drejtorin teknik Marko Branka për të diskutuar pikërisht për çështjen e trajnerit, por Morati është shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe pse Benitez fitoi Botërorin e klubeve, fjalët e tij pas ndeshjes, ku akuzoi klubin se nuk ka kryer merkato, duket se kanë shërbyer si një vet-shkarkim për të.
Në kampin e Interit, situata që Morati e quan “lëmsh” apo “rrëmujë” lidhet sidomos me anën financiare. Në rast se zikaltërit do të shkarkojnë Benitez përpara 15 majit 2011, atëherë janë të detyruar t’i paguajnë atij 8 milionë euro neto. Në kontratën e firmosur në qershor të këtij viti parashikohet që klubi mund ta prishë kontratën në mënyrë të njëanshme në periudhën 15 maj-15 qershor 2011, pa u detyruar të paguajë 4 milionët e sezonit të ardhshëm.
Ndërkohë, braziliani Leonardo mbetet kandidati kryesor për të pasuar Benitez në stolin e kampionëve të Evropës. Kandidatët e tjerë mbeten Spaleti, Zenga e Kapelo.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)