Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës
Real Madrid mposht 2-1 Barcelonën e Vilanoves e fiton Superkupën e Spanjës, ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në favor të katalanasve.
Madrilenët arritën të shënonin shpejt me anë të argjentinasit Higuain që në minutën e 11-të. Pas 8 minutash ishte radha e Ronaldos të dyfishonte shifrat, pas një shkëputje të bukur ndaj Pikes, portugezi nuk e pati të vështirë ta çojë topin në rrjetë.
Për Barcelonën u bë gjithçka e vështirë kur Adriano u ndeshua me karton të kuq, pas një ndërhyrje kundra Ronaldos. Barcelona arriti ti rikthej shpresat pas një super goli të shënuar nga Messi nga goditja e lirë në minutën e 44-të dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa parë.Pjesa e dytë fillojë me raste për Barcën ku Pedro i gjendur dy herë përball Kasilias nuk arriti të shënonte.
Deri në fund të takimit, të dyja ekipet kishin raste të shumta por nuk arritën të shënonin. Rezultati 2-1 bëri fitues të superkupës Realin duke qenë se kishte shënuar një gol më shumë në fushë kundërshtare.
Barcelona arrin ta humb superkupën e Spanjës pas 3 viteve. Në këtë ndeshje patën mundësi të luanin edhe dy lojtarët e transferuar së fundi ke këto dy ekipe Modric tek Reali dhe Song te Barcelona.
(a.k/BalkanWeb)