E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampardi e pëlqen rolin e trajnerit

Në moshën 34 vjeçare, Frank Lampard ka filluar të mendojë për jetën pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Për legjendën e Chelseat mund të hapet një karrierë e re, ajo e trajnerit. Kjo është ëndrra e vetë futbollistit anglez.

“Po mendoj të bëhem trajner, por është vetëm një ekip të cilin dëshiroj ta udhëheq. E di se mund të duket e ekzagjeruar, por nuk dëshiroj të shkoj në një klub të vogël. Chelsea është i vetmi ekip të cilin dua ta drejtoj”, tha numri 8 i klubit të Roman Abramovichit, për të cilin ky mund të jetë sezoni i fundit si futbollist, pas më shumë se 10 vjetësh qëndrimi në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›