Kërkohet trajner italian,Tirana këshilla nga Tare
Pierpaolo Bizoli, Bepe Shenca apo Paolo Tramezani? Janë këta tre emrat e parë në listën e Tiranës për të gjetur pasuesin e spanjollit Huan Rubio Sançez. Klubi bardheblu është në kërkim të një emri të madh për pankinën dhe ka hedhur sytë nga “tregu italian”. Madje, për këtë i është
kërkuar mendim drejtorit sportiv të Lacios Igli Tare, si një person që i njeh mirë teknikët italianë. Në përpjekje për të zgjedhur një emër të njohur, drejtuesit e klubit kryeqytetas kërkojnë t’i marrin vendimet me kujdes. “Janë disa emra në listë, duke nisur nga tre italianët Bizoli, Shenca e Tramezani, por ende është gjithçka e hapur, - sqaron drejtori sportiv i Tiranës Alban Tafaj. – Nuk duam të nxitohemi, pasi për fat kemi edhe ndeshjet e kombëtareve në fillim të muajit shtator. Duam një emër të madh dhe jemi të bindur se do ta gjejmë. Për këtë kemi kontaktuar edhe me Igli Taren, i cili duke qenë një drejtues i lartë në Itali, i njeh më mirë teknikët e këtij vendi. Gjithsesi, e thashë që për momentin jemi vetëm në fazën e studimit, nuk kemi nisur nga bisedimet”, shton më tej Tafaj.
KANDIDATËT
Tre italianët Bizoli, Shenca e Tramezani, janë të parët në listën e drejtuesve bardheblu, por nuk përjashtohet që në krye të Tiranës të ulet një emër tjetër. Një gjë është e sigurt, sipas drejtorit sportiv Tafaj, “që tekniku i ri nuk do të jetë shqiptar”. “Duam një emër të njohur, sepse synojmë që këtë vit të fitojmë titullin kampion. Nuk jemi duke parë në tregun shqiptar për momentin”, shprehet ai. “Duam ta marrim me kujdes këtë çështje,
të fitojmë ndeshjen e radhës, që është mjaft e rëndësishme dhe më pas do
të kemi kohë për të zgjedhur edhe trajnerin e ri. Këtë javë, skuadrën do ta drejtoj unë, pasi kur ikur Rubio nuk mund ta lija ekipin në baltë. Por, më pas do të rikthehem në rolin e drejtorit sportiv”, shton Tafaj.
(e.m/A.Latifi BalkanWeb)