E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres, ndër më të mirët në botë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao e ka ndarë kohën për ta lavdëruar sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, para përballjes së të premtes në Superkupën e Evropës ndërmjet këtyre dy skuadrave në Monaco.

Përfaqësuesi spanjoll e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, pas 18 muajsh të vështirë që pati.

“Torres është sulmues i madh, njëri prej më të mirëve në botë. Ai ka shënuar disa gola në ndeshjet e tij të fundit. Unë e admiroj për të gjitha ato që i ka bërë për futbollin. Ai është lojtari nga i cili jam inspiruar në karrierë”, ka thënë sulmuesi kolumbian për EFE.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›