E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, gati 72 mln euro për Bejl

Pas eliminimit nga Dortmundi, i treti radhazi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit synon të bëjë hapin e madh drejt fitimit të titullit të dhjetë kampion Europe me një superblerje në merkaton verore. Sipas të përditshmes "Mirror", gjigantët spanjollë po përgatisin një ofertë prej 72 milionë eurosh për të përvetësuar shërbimet e Garet Bejl nga Totenhami. Nëse kjo do të ndodhë, blerja e Bejl do të barazojë blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e madrilenëve, atë të Zinedine Zidane. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›