E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti ende shpreson në titull me PSG-në

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, thotë se titulli “ende nuk është humbur” pas disfatës 2-1 nga Lille gjatë të dielës.


“Ne duhet të shohim përpara pasi kampionati nuk ka përfunduar. Nuk ishte një mbrëmje e mirë. Ne kemi humbur një ndeshje të rëndësishme, të cilin ishim duke e kontrolluar”.

“Pasi u ndëshkuam me penalti dhe Mamadou Sakho u përjashtua, gjërat u bënë të vështira. Isha i zhgënjyer me këtë. Lille tani është dy pikë prapa nesh, por titulli nuk është humbur ende”, ka thënë Ancelotti.

PSG tani qëndron në pozitën e dytë pesë pikë prapa Montpellier me edhe katër ndeshje të mbetura deri në fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›