Real Madrid, lume parash per 5 fitore rresht

Per te dale nga kriza e rezultateve presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon ka hedhur nje ide mjaft te drejteperdrejte dhe nxitese per lojtaret e tij.
Sipas gazetave “AS” dhe “Marca”, kreu i shoqerise “merengues” u ka premtuar nga 120 mije euro per koke cdo lojtari nese ne 5 ndeshjet e ardhshme te kampionatit dhe Champions League skuadra arrin po kaq fitore. Rrugetimi i skuadres mbreterore drejt premios se majme nis sot ne ndeshjen e kampionatit kunder Recreativo Huelva dhe vazhdon me Getafen, Seviljen, Bate Borisov dhe ne fund me Zenitin e Shen Peterburgut.
Ne te njejten kohe, trajneri gjerman Schuster eshte shprehur i sigurt se do ta vazhdoje aventuren ne Madrid, duke theksuar se drejtuesit e klubit i kane dhene mbeshtetjen e plote dhe besojne ne projektin e tij.