Real Madrid mund Celta Vigon

Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka fituar përballjen ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0, të shtunën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës.
“Mbretërit” ashtu edhe siç pritej me pak mund kanë arkëtuar pikët e plota ndaj Celta Vigos.
Higuain (11) zhbllokoi rezultatin në këtë takim, kurse Ronaldo (67) nga penalltia dyfishoi epërsinë e “Los Blancos” në 2-0. Real Madrid më këtë fitore arrin në 14 pikëve, pesë me pak se Barcelona, kurse Celta Vigo zë vendin e 13-të me nëntë pikë të tubuara. Ndërkaq, në takimin tjetër Malaga ka mundur Real Valladolindin me rezultat 2-1.