E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mposhten Topçinjtë

Arsenali ka pësuar humbje prej 1-0 nga Norwich City në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Carrow Road.

Vendasit zhvilluan një lojë defensive të bazuar në kundërsulme dhe në këtë mënyrë arritën ta ndëshkonin ekipin mysafir.

Grant Holt ishte heroi i Norwichit, pasi në minutën e 20-të shënoi golin me vlerën tri pikë.

Pas xhiros së tetë në Ligën Premier, Arsenali pozicionohet në vend të nëntë me 12 pikë, dhjetë më pak se lideri Chelsea. /Telegrafi/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›