E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kualifikohet në Botërorin e 2014

imagesMbrojtësi i kombëtares kuqezi, Debatik Curri nënvizon se dy ndeshjet e radhës do të vendosin fatin e skuadrës. Nëse shqiptarët besojnë te kualifikimi, sigurisht që dhe ne besojmë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, mendon se Shqipëria ka potencial që të kualifikohet për në Kupën e Botës Brazili 2014. Ish-mesfushori i Prishtinës, ishte pjesë e ndeshjes spektakël që u zhvillua fundjavën e kaluar mes Prishtinës dhe futbollistëve më të mirë të Kosovës, të cilët luajnë në kampionatet e ndryshme të Europës. Në fakt Curri ka qenë i pranishëm në stadium, por nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të dëmtimit që pësoi pikërisht para ndeshjes së Tiranës, përballë Norvegjisë.

E ardhmja e mbrojtësit ende në pikëpyetje

Curri, i cili tashmë është ndarë nga klubi turk, Gencilbirlig, në një intervistë për KosovaPress, thotë se brenda dy javëve do të jetë i gatshëm ti kthehet fushës së blertë. Ai e pranon se ka klube të interesuar për të, por Curri thekson se menaxheri i tij është duke u marrë më të ardhmen e tij.

Debatiku nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në klubin ukrainas, Vorskla. Para ndeshjes me Norvegjinë u lëndova, por besoj se brenda dy javë do të jemi i gatshëm. E ardhmja ime? Ende  nuk dihet asgjë, ose të paktën nuk ka ende siguri maksimale në lidhje me skuadrën time të re. Unë nuk dua të nxitohem duke bërë dekalrata të gabuara.

E rëndësishme është që unë të gjej edhe njëherë formën time më të mirë, pasi këto kohët e fundit nuk kam pasur shumë fat në këtë aspekt. Ai që po merret me të ardhmen është agjenti im. Siç e thashë ofertat nuk mungojnë. Disa prej tyre i kam marrë në dorë, i ka studier, por nuk mund ti mbyll dyert ofertave të tjera që mund të vijnë në drejtimin tim, shprehet Curri.

Curri: Nëse besojnë shqiptarët, besojmë edhe ne

Megjithëse nuk ka qenë protagonist me fanellën e Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014, për shkak të dëmtimeve, mbrojtësi ka besim se skaudra do të arrijë më në fund të bëjë një hap të madh përpara, kuptohet se po flasim për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror.

Sipas Currit, dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria, larg fushës së saj, do të mund të thonë shumë për këtë ëndërr të gjithë kombit shqiptar. Mundësitë që ne të kualifikikohemi janë aty, e ndoshta për herë të parë, ato janë në dorën tonë. Nëse besojnë shqiptarët, besojmë edhe ne.

Ne kemi potencial që të kualifikohemi. Shpresoj se pak do të marrim vendin e dytë dhe të luajmë pastaj një ndeshje tjetër, këtë herë play off, e cila do të mund të na garantojë biletën për në Brazil. Dy ndeshet e shtatorit do të jenë vendimtare për kualifikim. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, pasi si Sllovenia edhe Islanda janë dy ekipe shumë të fortë. Tashmë, mund të themi që edhe sllovenët, pas fitores së fundit janë futur në lojë për kualifikimin.

Do të luajmë në shtator dhe e rëndësishme është që të jemi edhe në një formë të mirë, pasi shumica prej nesh do të vijnë pas pushimeve, e vetëm sapo do të kenë filluar punët me skuadrat përkatëse. Megjithatë, që të mos përsëritem më shumë se kaq, po them edhe njëherë se në rast se shqiptarët besojnë te ky kualifikim, atëherë këtë besim e kemi dhe ne, përfundon Debatik Curri, i cili shpreson shumë që të jetë i gatshëm për trajnerin De Biazi, për sfidat e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›