E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, rikthehet Kaka në 3 janar

Reali i Madridit dhe trajneri Manuel Pellegrini kanë një arsye më shumë për të buzëqeshur në prag fundviti. Kjo për faktin se një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës galaktike braziliani Rikardo Kaka është mirë dhe e ka marrë veten nga dëmtimi që ka pësuar rreth një muaj më parë. Fantazisti i skuadrës madrilene do të jetë i gatshëm për skuadrën që në ndeshjen e tre janarit atë që Reali do të luajë në transfertë kundër Osasunës. Lojtari është jashtë fushave të blerta që nga 29 nëntori ditë në të cilën Reali u mposht nga Barcelona në Kamp Nou me rezultatin 1 me 0. Por një skuadër me Rikardo Kaka në fushë është tjetër gjë pasi braziliani dhuron klas në fushën e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›