Real Madrid, tifozët në revoltë ndaj Alaba-s: arsyeja është e

Polemika të mëdha mes tifozëve të Real Madridit dhe Alaba. Mbështetësit e blancos kanë hedhur hashtagun #alabaout, duke kërkuar madje edhe transferimin e tij. Por çfarë ka ndodhur?
Dje ka qenë mbrëmja e ndarjes së çmimeve të organizuar nga FIFA, gjatë së cilës organi më i lartë i futbollit i ka dhënë Messit çmimin më të mirë, duke e shpallur atë si futbollistin më të mirë të vitit. Pasi u zbuluan votat e lojtarëve, tifozët e Real Madridit u tërbuan kur panë se preferenca e Alaba-s i shkonte Messit dhe jo shokut të tij të skuadrës Benzema. Një zgjedhje që po krijon pakënaqësinë e orëve të fundit.
Shpjegimi i Alabas për votën për Messin nuk vonoi. Futbollisti i Real Madridit është shprehur në Instagram: “Kombëtarja e Austrisë voton si ekip për këtë çmim, jo vetëm unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karim, sa shumë e admiroj dhe paraqitjet e tij dhe unë kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe ai është akoma. Pa dyshim”.