E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madridi në verë në një tjetër Champions!

Real Madridi do të jetë skuadër tejet e ngarkuar në verë pasi që ka në plan zhvillimin e shumë ndeshjeve miqësore. Skuadra galaktike në kuadër të ndeshjeve miqësore, do të jetë pjesëmarrëse në një turne që do të quhet "Kupa e Kampionëve Ndërkombëtar".

Tetë ekipe do të marrin pjesë në këtë turne, ndërsa tre skuadrat e para që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Real Madridi, Juventusi dhe LA Galaxy.

Paraprakisht Reali do të zhvilloj miqësore në korrik ndaj Galatasarayt në Turqi dhe PSG-së në Goteborg të Suedisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›