E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real e Barça – Super të barabartë

Ka përfunduar 2-2 ndeshja e parë e Super Kupës së Spanjës, atë që ka qenë dueli më i barabartë ndërmjet Realit e Barcelonës për një kohë të gjatë.

E ka nisur mirë dhe furishëm Real Madridi duke e sulmuar Barcelonën, dhe e ka gjetur golin e epërsisë me Ozil (min 12), që pranoi një asistim të mirë nga Karim Benzema.

Edhe pse dominonte Reali, Barcelona barazoi me një super gol të David Villa në minutën e 36. Lionel Messi është shfaqur në skenë në fund të pjesës së parë, me një tjetër përpjekje individuale për epërsinë e Barcelonës.(42)

Pjesa e dytë ka qenë e barabartë edhe në posedimin e topit, dhe Xabi Alonso ka barazuar shifrat në minutën e 54. Ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›