E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, ofertë për Mourinhon

Real Madridi është duke përgatitur ofertë për trajnerin e Interit, Jose Mourinho, derisa planifikon largimin e Manuel Pellegrinit në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Sport, Mourinho ka qenë objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez edhe para emërimit të Pellegrinit gjatë verës së vitit të kaluar.

Perez u mundua ta transferojë Mourinhon vitin e kaluar, por dështoi pasi strategu portugez e përmirësoi kontratën e tij në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›