E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti: Fabregas të Inter? Ndoshta



Agjenti i Cesc Fabregasit ka thënë se klientit të tij nuk i interesojnë spekulimet për largimin e tij nga Arsenali dhe se ai është i fokusuar vetëm në futboll.

është spekuluar ditëve të fundit për një kalim të Fabregasit te Interi, ndërsa është agjenti i tij që mohon pjesërisht spekulimet.

"Neve nuk na intereson e ardhmja dhe ne po mendojmë se si të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën".

"Inter? Natyrisht, është ide e bukur, ashtu sikurse Reali apo Barca, por Cesc është i lumtur në Angli".

"A ka ardhur ofertë nga Interi? Po, por jo vetëm nga Italia", ka thënë agjenti i Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›