E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Milan humb ne ndeshjen me Parmen. Roma në luftë për titullin

Inter ka thelluar me tri pike diferencen ne krye te renditjes, pasi ka mundur 3-0 Livornon ne javen e 30-te te Serise A si dhe ka përfituar nga humbja e Milanit 1-0 ne fushen e Parmes. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho megjithëse me shume mungesa ka marre maksimumin fale Samuel Eto ne nje forme te shkëlqyer. Sulmuesi kamerunas do te kalonte Interin ne avantazh ne minuten e 36-te, ndersa kater minuta nga fundi i pjeses se pare do te dyfishonte rezultatin per zikalterit qe do te ktheheshin ne dhomat e zhveshjes me epersine e dy golave.

Me rikthimin ne fushe per pjesen e dyte, Inter do te mbyllte ndeshjen me mbrojtësin brazilian, Maikon qe ne minuten e 61-te do te vuloste përfundimisht suksesin e skuadres se Mourinho, e cila pas javes se 30-te te Serise A kryeson renditje me 3 pike me shume se ndjekësit me te aferte Milan dhe Roma.

Kjo e fundit eshte rifutur ne garen per titullin kampion ne Itali, pasi ka fituar 2-0 ne transferte kunder Bolonjes. Pas pjeses se pare te mbyllur ne barazim pa gola norvegjezi John Arne Rise do te kalonte ne avantazh skuadren e Ranierit ne minuten e 48-te. Ky rezultat do te qëndronte i pandryshuar deri ne minuten e 84-rt, kur Julio Baptista do te shenonte dhe golin e dyte per Romen, qe eshte futur ne garen per titullin kampion.

Madje skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ka mundesine me te mire per te barazuar Interin me pike, pasi dy skuadrat do te perballen te shtunen ne “Olimpico’ ne nje sfide te drejtperdrejte.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 25 mars 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›