Bici: Dorë e hekurt ndaj dhunës
Vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit Sazan velcani i cili një ditë më parë u dhunua nga presidenti i skuadrës së Burrelit Murat Koliqi ka depozituar padinë ndaj drejtuesit të ekupit matjan. I kontaktuar nga televizioni Alsat ish- arbitri i FIFA ka bërë të ditur se ia ka lënë në dorë prokurorisë të zbardhë çështjen.
ndërkohë ngjarja e ndodhur në qytetin e Librazhdit gjatë ndeshjes Sopoti- Burreli ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Sportit. Në një interviste për Alsat drejtori i sporteve Vasil Bici është shprehur se organet përkatëse duhet të përdorin dorë të hekurt ndaj personave që shkaktojnë dhunë në fushat e futbollit, por edhe të në sportet e tjera.
“Janë fenomene që duhet t’i godasim me dorë të hekurt të gjithë sebashku duke filluar nga institucioni i Drejtorisë së Sportit në bashkëpunim me komitetin Olimpik, në bashkëepunim me federatat respektive, në bashkëpunim me ministrinë e Rendit, me forcat e policisë. përpara ligjit janë të gjithë të barabartë” tha Bici.
Dhuna nuk ka prekur vetëm futbollin, pasi në ditët e fundit janë regjistruar raste edhe në basketboll.
Nertan Prifti