E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real për 2 milionë në Tiranë

Drejtuesit e Real Madridit kanë arritur marrëveshje për një ndeshje miqësore në Shqipëri me biznesmenin e njohur, Rezart Taçi, njoftojnë mediet e huaja.

Madje, sipas Tribalfootball, 9 herë kampioni i Europës për vizitën në Shqipëri do të përfitojë 2 milionë .

Ekipi i Real Madridit do të jetë pjesëmarrës në 'Taçi Oil Cup' në Tiranë gjatë muajit dhjetor, ndërsa gjigantët spanjollë do të marrin 2 milionë për këtë paraqitje, ka shkruar Tribalfootball.com.

Ndeshja për trofeun e tretë Taçi Oil mes Realit te Madridit dhe Gramozit, do të luhet më datën 21 dhjetor në orën 19:00, ndërkohë që për të pasur një përfaqësim sa me dinjitoz, ekipi nga Erseka do të përforcohet me futbollistë që luajnë në klubet tjera të Superligës shqiptare.

Presidenti i kompanisë Taçi Oil, Rezart Taçi, në dy edicionet e para të kësaj kupe në Tiranë solli gjigantin italian Milan. Për Rossonerët spekulohej se kanë përfituar mbi 1 milion për takimet në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›