E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, 35 milionë për Suarez

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi cilësor, i cili garanton gola dhe spektakël. Mediet angleze dhe ato spanjolle kanë filluar të shkruajnë se ‘Los Blancos’ ia kanë mësyrë sulmuesit uruguaian Luis Suarez.

E përditshmja angleze Metro shkruan se Florentino Perez është i gatshëm t’i ofrojë 35 milionë euro vetëm për ta bindur Liverpoolin të heqë dorë nga ylli i vet i ri.

Aktualisht, Suarez është i suspenduar me 8 ndeshje për shkak të fyerjeve raciste ndaj Patrick Evras.

Suarez, i cili shkëlqeu në Coppa America dhe në sezonin e fundit me Reds, pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›