Bildt: Presim progres në bisedime

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt ka deklaruar se Brukseli pret të shohë më shumë progres në procesin e bisedimeve teknike mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ne do të ndjekim me vëmendje dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe po ashtu situatën në veri të Kosovës”, ka thënë Bildt gjatë një vizite në Zagreb, siç transmeton TCH.
Shefi i diplomacisë suedeze ka vlerësuar se, në nivelin e brendshëm kombëtar Serbia i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit të kandidatit për në BE.
Gjithashtu, gjatë bisedimeve me zyrtarët kroatë, Bildt ka thënë se pret që referendumi i së dielës për hyrjen e Kroacisë në BE të ketë një rezultat pozitiv.