Kaka nuk shkon në PSG

Leite Kaka nuk do të shkojë në Paris Saint-German.
Për këtë ka siguruar vetë futbollisti brazilian, i cili konfirmon se dëshiron të mbetet në Real Madrid, përkundër faktit se po luan pak në ekipin e Jose Mourinhos.
“Nuk është i vërtetë lajmi se kam arritur marrëveshje dhe se kam nënshkruar kontratë me një klub tjetër. Unë jam totalisht i fokusuar që t’i arrij objektivat e mi personalë dhe të skuadrës në Real Madrid”, ka shkruar ish futbollisti i Milanit në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.