Interi dhe Milani luajnë sonte ndeshjet e tyre (video)
Java e 23-të e Serisë A do të nisë me dy ndeshjet e skuadrave milaneze, Interit dhe Milanit. Interi do të luajë në orën 18:00 në transfertë me Leçen, ndërsa Milani do të presë në orën 20:30 skuadrën e Rexhinës.
Interi ndodhet në vendin e parë me 50 pikë, ndërsa Milani në të dytin me 6 pikë më pak. Këto dy skuadra javën e ardhshme do të ndeshen përballë njëra-tjetrës. Në ndeshjen e fazës së parë midis tyre fituese ishte skuadra e Milanit me një gol të brazilianit Ronaldinjo.
Në fazën e parë Interi fitoi me Leçen në Milano me rezultatin 1-0. Milani fitoi me Rexhinën 2-1 në ndeshjen e parë. Më poshtë do të jenë në video përmbledhjet e ndeshjeve të para të këtyre skuadrave.