E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali dhe Çelsi, fitore e kualifikim

Nuk ka surpriza: Reali fitoi 5-2 ndaj Apoel Nikosias, ndërsa Çelsi mundi sërish Benfikën, duke kaluar kështu në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve. Për spanjollët e Mourinjos ishte një formalitet pasi kishin fituar 3-0 edhe ndeshjen e parë, ndërsa dje shënuan Ronaldo (26, 75), Kaka (37), Kalejon (80) e Di Maria (84) për Realin dhe Manduka (67′) e Solari (82) për qipriotët. Reali në bazë të shortit tani do ndeshet me Bajernin. Ndërsa Çelsi mundi 2-1 portugezët e Benfikës, pasi pat fituar edhe në ndeshjen e parë 1-0. Mbrëmë realizoi Lampard (21) e Meireles (90) për Çelsin dhe Garsia (85) për Benfikën. Por duhet thënë se Benfika luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, pas daljes me karton të kuq të Perreira-s. Në gjysmëfinale blutë e Londrës do përballen me Barcelonën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›