Tirana stoleron, Flamurtari lan duart me Europën

Nga ndeshja Flamurtari-Tirana 0-3
Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu mund Kastriotin.
Tirana ka mundur dje Flamurtarin në fushën e këtij të fundit, ndërsa Skënderbeu është rikthyer te fitorja në fushën e vet duke mposhtur Kastriotin. Rekordmenët e Shqipërisë përsëritën suksesin e dy javëve më parë, kur i mundën vlonjatët 1-0 në Vlorë (18 mars), në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, por këtë herë me diferencë më të thellë golash, 3-0. Në katedër u ngjitën Dushku në minutën e 3-të dhe më pas Cikalleshi dhe Tushe në pjesën e dytë, me dy gola njëri më i bukur se tjetri. Trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, i cili për ironi të fatit ka fituar tre tituj kampionë me Tiranën, u përpoq të motivojë lojtarët e tij, por perfomanca e “flotës kuq e zi” ishte shumë e varfër. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Skënderbeu ka treguar supermaci përballë Kastriotit, duke e mundur 3-1. Në fillim ishte Plaku që kaloi në avantazh vendësit, por vetëm dy minuta më vonë barazoi Inkango. Korçarët nuk pajtohen me rezultatin dhe nisin sërish ofensivën, e cila jep fryte në minutën e 16-të, kur Radas kaloi sërish në avantazh bardhekuqtë. Në këtë fraksion loje, trajneri Ndreu i Kastriotit kryen dhe dy zëvendësime të çuditshme, të cilat gjithsesi nuk dhanë ndonjë rezultat. Për më tepër, në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe golin e sigurisë me anë të Bratiç.
Flamurtari-Tirana 0-3
Shënues: Dushku 3′, Cikalleshi 69′, Tushe 90+3′
Kartonë të verdhë: Veliu, Abraham, Telushi, Çela/ Ferraj
Gjyqtarë: Enea Jorgji/ E.Gançi dhe R.Preça
Flamurtari: Koliqi, Sakaj, Veliu, Abraham, Arbri, Kuqi (Telushi 47), Pezo, Çela (G.Muca 80′), Lena (Shtubina 85?), Progni, Pejiç. Trajner: Shkëlqim Muça
Tirana: I.Lika, Sina, Kalari, Dushku, Ferraj, Taku, Karabeci (Tushe 73′), G.Lika, K.Duro (Aziri 70′), Cikalleshi, Morina. Trajner: Hulian RubioSkënderbeu-Kastrioti 3-1
Shënues: Plaku 8, Radas 16, Bratiç 53/ Inkango 10
Kartonë të verdhë: Radas, Plaku, Arapi/ Turdiu, Sefa, Sekseni
Skënderbeu: Shehi, Radas, Gvozdenoviç, Arapi, Fagu (Kërçiku 77), Bratiç (Biskup 88), Allmuça, Shkëmbi (Orelesi 63), Muzaka, Xhafaj, Plaku. Trajner: Stanislav Levi
Kastrioti: Halili, Caca, Pashaj, Malakarne, Cetkovic (R.Hoxha 73), Sefa, Alikaj (Sekseni 35), Muçollari, Turdiu, Ikango, Xhihani (Ognjanoviç 34). Trajner: Ramazan Ndreu
Gjyqtarë: Emirjon Sino/ I.Tartari dhe N.Rrapaj
Kategoria 1/ Lushnja, një tripletë në transfertë
Ndalet Luftëtari, afrohet Kukësi
Burreli ka mposhtur gjirokastritët e Nevil Dedes, duke bërë edhe më të bukur Kategorinë e Parë. Dy golat e lezhjanit Kreshnik Ivanaj kanë sjellë kapitullimin e kryesuesive bluzinj në këtë javë, që kanë dalë duarbosh nga “Liri Ballabani”. Gjirokastritët patën në përbërje grupin e lojtarëve titullarë, me përjashtim të Shalarit dhe Stojës, që nuk ishin pjesë e formacionit. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të dalë me sukses nga transferta me Burrelin. Në kampin kuksian ndihej vetëm “aroma” e fitores në përballjen me Elbasanin. Ekipi verilindor i kishte mbyllur përgatitjet me bindjen se trepikëshi për ta do të ishte i padiskutueshëm. Dhe në fakt pritshmëritë janë përmbushur qysh në pjesën e parë, kur Hamzai ka zhbllokuar rezultatin për herë të parë, me penallti, po ashtu ka vulosur në minutën e 90-të fitoren 3-1 të të tijve, ndërkohë që Malo ka superuar barazimin e përkohshëm të miqve, fiksuar në minutën e 63-të nga Musta. Ndërsa lushnjarët e Malkos luanin një tjetër takim tepër të vështirë, në transfertë. Megjithatë, për 15 minuta e kanë parë veten në epërsi të dy golave, të shënuar nga Sefa dhe Xhafa, duke e vënë në shina të sigurta trepikëshin aq të vlefshëm për objektivin e lushnjarëve të Malkos.
Kategoria 1
Java e 23-të
Kukësi-Elbasani 3-1
Shënues: Hamzaj 37 (p), 90, Malo 71/ Musta 63
Ada-Mamurrasi 1-0
Shënues: Puka 76′
Gramozi-Vlora 1-0
Shënues: Musabelliu 60′ (p)
Gramshi-Himara 0-0
Iliria-Skrapari 3-1
Shënues: Lusha 15, Ziri 22, Lama 44/ Korreshi 32
Besa-Besëlidhja 1-0
Shënues: Bubeqi 34′
Burreli-Luftëtari 2-0
Shënues: Ivanaj 25, 71
Butrinti-Lushnja 0-3
Shënues: Sefa 11, Xhafa 15, Topi 62
Renditja
Nr. Ekipi ND P
1. Luftëtari 23 53
2. Kukësi 23 50
3. Besa 23 48
4. Lushnja 23 47
5. Besëlidhja 23 42
6. Elbasani 23 34
7. Gramshi 23 33
8. Burreli 23 30
9. Ada 23 29
10. Butrinti 23 27
11. Iliria 23 27
12. Mamurrasi 23 25
13. Gramozi 23 23
14. Vlora 23 17
15. Skrapari 23 17
16. Himara 23 14
LEONARD KARAJ