Reali e kërkon lojtarin e Barcelonës!

Real Madridi e ka në agjendë blerjen e një lojtari të Barcelonës. Lajmi është transmetuar nga mediat e lidhura me Barcelonën. Galaktikët thuhet se kanë gati ofertën për blerjen e Thiago Alcantarës.
Çmimi joshës që ka Alcantara në treg thuhet se ka shtyrë madrilenët që të mendojnë blerjen e tij. Alcantara kushton 18 milion euro, çmim të cilin Reali është i gatshëm të paguaj që tani./Indeksonline/