E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e shkelë Londrën, arrijnë finalistët

Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund kanë arritur në Londër. Dy skuadrat finaliste në Ligën e Kampionëve do të ndeshjen nesër në orën 20:45 në finalën e madhe në "Wembley".

Xherdan Shaqiri sigurisht që ishte pjesë e ekspeditës bavareze. Shaqiri me shokë arritën në mesditë në Londër duke u pritur nga shumë tifozë bavarez që kanë arritur në kryeqytetin e Anglisë.

Për dallim nga Bayern Munchen që erdhën me aeroplan privat, lojtarët e Dortmund arritën me aeroplanin e skuadrës së tyre që mbante logon e saj./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›