Reali e sheh Ancelottin si zëvendësim të Mourinhos

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është duke u lidhur me detyrën e Jose Mourinhos te Real Madridi.
Portugezi thuhet se nuk po arrin të bashkëpunojë me presidentin e Realit, Florentino Perez dhe drejtorin gjeneral Jorge Valdano, pas turpërimit të Madridit në El Clasico nga Barcelona.
Dhe nëse gjërat arrijnë një pikë kulminante, Madridi mund të kthehet drejt Ancelottit, me bosin e Chelseat, Roman Abramovich, që ka kthyer shikimin drejt trajneri i Barcës, Pep Guardiola, i cili kërkohet edhe nga Manchester United.
Chelsea po kalon në një periudhë të rënies së formës me vetëm dy fitore në nëntë ndeshje. Blutë kanë humbur kreun, të cilin e kontrollonin bindshëm në fillim të sezonit, dhe tani pozicionohen vetëm në pozitën e katërt të tabelës së Premier Ligës .