E Shtunë, 31 Tetor 2026

City, 100 milionë për Iniestan

Me Barcelonën që është në krizën më të madhe financiare që nga krijimi, Manchester City dëshiron ta shfrytëzojë rastin për të transferuar disa prej aseteve më të rëndësishme të klubit katalanas, ndërsa tani nën snajperin e sheikëve të Cityt ka rënë Andres Iniesta.

Sipas disa spekulimeve, Manchester City dëshiron të ofrojë 100 milionë euro për mesfushorin spanjoll, ndërsa kjo konfirmohet edhe nga një burim i gazetës Marca, që tha: “Iniesta ka kaluar vit të mirë dhe ishte në akademinë e Barcelonës, por kjo nuk do të thotë se Barcelona nuk do ta shqyrtonte një ofertë”.

Situata financiare e Barcelonës tashmë dihet se është e rënduar, ndërsa çdo ofertë e magnitudës së lartpërmendur mund ta shohë ndonjë prej superyjeve të klubit katalanas të luajë në Premier Ligën .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›