E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dertmund fiton grupin e kampionëve

Kampioni i Gjermanisë, Borussia Dortmund e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve pasi që e ka mundur si mysafirë kampionin e Holandës, Ajaxin me rezultat 0-3.

Gjermanët ishin të disponuar për lojë dhe kjo u pa që në fillim të takimit ku serinë e golave për Bourssia e filloi në minutën e 8, Reus.

Për rezultat 2-0 për gjermanët u përkujdes kush tjetër pos talenti i radhës i këtij ekipi Mario Gotze në minutën e 36 ndërkaq për të treguar se Borussia nuk është njëri prej ekipeve më të mira në Evropë për 3 – 0 shënoi Leëandoëski.

Me këtë rezultat përfundoj edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Për ta rritur sigurinë e Dortmund për një kualifikim të sigurt u kujdes përsëri Lewandwski i cili shënoi në minutën e 67.

Ajax ishte më i mirë në pjesën e dytë ndërkaq ata arritën ta shënojnë një gol në minutën e 86 me anë Hosen.

Borussia e fiton grupin e kampionëve, pra grupin D pas barazimit të Realit me Manchester Cityin dhe ndeshjen e fundit do ta luaj më shumë për prestigj me Manchester Cityin, i cili duhet ta mund nëse do kualifikimin në Europa Ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›