E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrihet Aleanca Kuq e Zi, drejtuesit e larguar akuzojnë Kreshnikun

spahiuTiranë Një ditë pasi njoftuan dorëheqjn prej Aleancës Kuqezi, pjesa më e madhe e drejtuesve të saj, akuzojnë Kreshnik Spahiun për arrogancë në drejtimin e partisë dhe se kërkon para për ti futur në listat e kandidatëve. Por në të njëjtën ditë,  Kreshnik Spahiu flet sërish për një faktorizim të kësaj force dhe mundësine e bërjes pjesë të saj në pushtet me FRD-në e Bamir Topit.

Mosrealizimi i koalicionit me Partinë Socialiste shkaktoi një reagim të fortë në stafin drejtues të kësaj partie. Por ndërsa dy prej më figurave publike të saj Myslim Pashaj dhe Lisien Bashkurti deklaruan se nuk do ta braktisinin Spahiun, një aradhë e tërë drejtuesisht njoftuan në grup dorëheqjen dhe më pas edhe nxjerrjen e lakrave në shesh duke e akuzuar Spahiun për marrje rryshfetesh, mungesë transparence dhe ndërtimin e një partie rrumpallë, pa program e pa staf të mirëfilltë drejtuesish të zgjedhur.

Lista e të dorëhequrve:

1- Dashamir Uruçi, ish- kryetari i Organizatës Kosova, Ambasador i Paqes, sekretar për çështjet ekonomike me Aleancën Kuq e Zi dhe President i Asamblesë të partisë për kryeqytetin.

2- Prof. Dr. Ago Nezha, Mjeshtër i Madh, Sekretar për Çështjet e Bujqësisë në Aleancën Kuq e zi, kryetar i shoqatës atdhetare- kulturore Labëria.

3- Dr. Maksim Qoku, Sekretar për Çështjet Zgjedhore pranë Aleancës Kuq e Zi.

4- Prof. Dr. Defrim Shkupi, Sekretar për Çështjet e Mjedisit pranë Aleancës Kuq e zi, president i shoqatës Gjeologët inxhinieri.

5- Prof. Dr. Agim Koçillari, Sekretar për Çështjet e Shëndetësisë pranë Aleancës Kuq e Zi.

6- Av. Ali Aliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuq e Zi.

7- Prof. Medi Shehu, Dekan i Fakultetit të Infermierisë.

8- Zonja Rudina Kraja, kryetare e Forumit të Grave pranë  Aleancës Kuq e Zi.

9- Av. Rojmir Hamzaj, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe nënsekretar i Departamentit për Çështjet Juridike pranë Sekretariatit të Çështjeve Zgjedhore.

10- Z. Genc Rama, shef i Departamentit të Ekonomisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar pranë Aleancës Kuq e Zi.

11- Z. Ermir Tafaj, nënsekretar për Çështjet Organizative pranë Departamentit të Çështjeve Zgjedhore të Aleancës Kuq e Zi.

12- Zonja Silvana Halleshi, kryetare e Aleancës Kuq e Zi për rajonin nr. 2 të Tiranës.

13- Zonja Elvira Luli, sekretare politike për qendrat e votimit.

14- Z. Pëllumb Goxhaj, sekretar politik për rajonin numër 2 të Tiranës.

15- Z. Shefit Rustemi, anëtar i Këshillit Drejtues, Vlorë.

16- Z. Vitri Zyka, anëtar i Këshillit Kombëtar, Vlorë.

17- Z. Viron Curraj, anëtar i Këshilit Kombëtar, Vlorë.

DEPARTAMENTET QE SHKRIHEN

1- Departamenti i Ekonomisë

2- Departamenti i Bujqësisë

3- Departamenti i Çështjeve Zgjedhore

4- Departamenti i Shëndetësisë

5- Departamenti i Shkencës

6- Departamenti i Mjedisit

Një ditë pas këtyre njoftimeve disa prej të dorëhequrve kanë folur në median e shkruar, duke akuzuar Spahiun se kërkonte para për të përfshirë në listat e kandidatëve. Në një intervistë për Shekullin, Agim Kocillari ka deklaruar se  Spahi u kishte thënë se kush nuk ka 100 mijë euro, të mos shpresojë të jetë në listë. Kocillari pohon se partia nuk ka asn program dhe asnjë formë të organizuar dhe se Spahiu ka vetëm një fjalim retorike të cilin e lexon sa para publikuat ashtu edhe në mbledhjet me stafin drejtues. Ndërsa një tjetër zyrtar i dorëhequr, Romir Hamzaj ka akuzuar Spahiun si prepotent e arrogant, dhe që nuk fliste e konsultohej fare me bashkapunëtorët por vendoste vetë për cdo gjë. Ai thotë se Spahiu është duke punuar për të mbledhur vota e për ti dërguar në hambarin e Berishës. Sipas tij në Fier dega e AK-së u ngrit me paratë e Dritan Priftit dhe për këtë arsye ai mënjanoi Myslim Pashajn për ti hapur rrugë Priftiti në Fier. Madje edhe kaozuën kombëtare ata e quajnë një farsë të Spahiut, pasi ai vetë nuk ka asgjë të shkruar vec një fjalimi që sipas Kocillarit, e fut në herë në xhepin e majtë e një herë në të djathtin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›