E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali fiton trofeun “Taçi Oil Cup”

(ALBANIA SPORT) - Reali i Madridit fitoi trofeun e tretë “Taçi Oil Cup”, dhe një shumë prej 2 milionë eurosh, por takimi midis gjigantëve spanjollë dhe modestëve të Gramozit të Ersekës, i përfunduar 2-1 me fitoren e “los galactikos”, u shndërrua në ndeshjen më të gjatë në historinë ndërkombëtare të futbollit shqiptar, një ndeshje që nisi në orën 18:00 dhe përfundoi, pas 3 orë e 30 minutash, në orën 21.30.
Dy yjet më të çmuar të Realit të Madridit, Kaka dhe Kristiano Ronaldo, vlera e përbashkët e të cilëve shkon në 158 milionë euro, ose pesë herë më shumë se sa mund të jetë në treg vlera e stadiumit “Qemal Stafa”, nuk do ta mendonin kurrë se pas elozheve që i bënë Shqipërisë, në vizitën e tyrë të dytë në vendin tonë, do të pëjetonin atë “black out” në impiantin e rrënuar ndërkombëtar të topkëmbës.
Gramozi –Real Madrid ishte parashikuar si akti i tretë i një feste të madhe sportive në Shqipëri, pas dy të parave ky mysafiri “Vip” ishin italianët e Milanit, por gjithçka u shndërrua në “terr”, të paktën për 90 minuta, aq sa zgjat një lojë futbolli. Ndërkohë që pritej të fillonte pjesa e dytë e ndeshjes, sapo dolën sportistët e dy ekipeve, në orën 19:00, u ndërpre energjia elektrike.
Në fakt, defekti ishte vetëm  në katër kullat e ndriçimit të stadiumit, pasi në ambientet e brendshme të impiantit kishte drita, duke përfshirë edhe dhomat e zhveshjes. Në impiantin ndërkombëtar janë rreth 65 media ndërkombëtare të akredituara, midis tyre 30 gazetarë spanjollë, të cilët kanë shoqëruar klubin spanjoll të kryesuar nga presidenti Florentino Perez dhe drejtori i përgjithshëm, Jorge Valdano.
Tifozët e shumtë, rreth 15 mijë të pranishëm në “Qemal Stafa”, kanë pritur për më shumë minuta, ndërkohë që situata kaloi në kaos të plotë. Në stadium ishin të pranishëm një numër i madh zyrtarësh të lartë, përfshirë ministra të kabinetit të kryeministrit Berisha, e ministrin e energjetikës, Dritan Prifti.
NDESHJA
Në një stadium tërësisht të shitur, e ku të pranishëm ishin më shumë se 15 mijë tifozë në “Qemal Stafa”, përfshirë disa prej personalite të larta të vendit nderuan legjendën e Partizanit dhe Kombëtares, i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një ataku kardiak.
futbollistët e Gramozit (të kompozuar edhe me lojtar nga skuadra të tjera, Tirana e Besa ) dhe të Realit të Madridit nderuan figurën e Panajot Panos, duke u përkulur me respekt pranë një banderole gjigante me emrin e Jotit, e pasi vendosën lule, më pas mbajtën një minutë heshtje në nderim të figurës së legjendës shqiptare të futbollit.
Pa u ndezur mirë motorët e dy skuadrave, sulmuesi i Gramozit, Marko Dos Santos, depërtoi nga e majta e sulmit të kolonjarëve, harkoi perfekt për Daniel Xhafajn, sulmuesi i Besës iu shmang mbrojtësi të Real Madrid, Serxhio Ramosit, duke shënuar në minutën e 3-të golin për formacionin e Agim Canajt e duke befasuar jo vetëm madrilenët, por dhe 15 mijë të pranishmit në stadiumin “Qemal Stafa”.
Në minutën e 13-të, Raul Gonzales, shpërdoroinjë rast të shkëlqyer për të barazuar rezultatin, por sulmuesi madrilen goditi më kokë mbi traun e portës së mbrojtur nga Orges Shehi i Besës, por që në këtë ndeshje përfaqësoi Gramozin e Ersekës.
Dy minuta më pas, lojtari më shtrënjtë në botë, Kristiano Ronaldo (93 milionë euro), ekzekutoi një goditje të lirë nga rreth 22 metra, por Shehi grushtoi, duke i hequr mundësinë portugezit të shënonte golin e tij të parë në “Qemal Stafa”. Kaka dhe Raul kombinuan bukur brenda zonës së vogël, por Shehi e devijoi në goditje këndi gjuajtjen e Gutit.
Në minutën e 17-të, Kaka depërtoi midis tre mbrojtësve të Gramozit, gjuajti tokazi, por Shehi, në superformë e devijoi gjuajtje, dhe topi i mbërritur sërish të braziliani përfundoi jashtë, por i rikthyer në lojë nga ish-lojtari i Milanit, topi u godit nga Kristiano Ronaldo, por goli ishte i pavlefshëm. 
Marko dos Santos elektrizoi stadiumin në minutën e 19-të, kur pas një inkursioni nga e majta e sulmit të Gramozit, me disa lëvizje të bukura me top fitoi një goditje këndi. Pas gjashtë minutash, fantazisti Devi Muka dha një top të shkëlqyer për Daniel Xhafaj, sulmesi i Bësës u fut bukur në zonë, por Dudek ia hoqi topin nga koka sulmuesit vlonjat.
Në të 26’, Muka ekzukutoi një goditje këndi, por pa rrezik për Metcelder më shokë, por në minutën e 28-të, Marko Dos Santos, shmangu bukur Serxhio Ramosin, ky i fundit shkaktoi faull brenda zonës, por gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci lejoi vazhdimin e lojës. Pas një topi të bukur të Kristiano Ronaldos, Kaka lëshoi një silurë në minutën e 30-të, por sfera kaloi gati gjysmë metra mbi shtyllën horizontale të portës së Gramozit.
Në minutën e 31-të, Granero ekzekutoi një goditje nga këndi, Ramos goditi me kokë, Shehi grushtoi, topi u rikthye Raul Gonzales, por sërish me një durrsaku me një pritje spektakolare në dy kohë nuk lejoi prekjen e portës.
Në një ditë të jashtëzakonshme portieri i Besës, por në këtë ndeshje më fanellën e Gramozit. Në të 33’ Raul-Kaka-Kristiano Ronaldo prodhuan një kombinacion të bukur, por Semina ia hoqi nga këmbët topin yllit portugez brenda zonës së vogël, duke e devijuar topin në goditje këndi.  
Kristiano Ronaldo nxori nga repertori i tij një veprim spektakolar me topin, harkoi ëmbëlsisht për Kaka, dhe braziliani pak metra larg portës godit me kokë, duke mposhtur Shehin në minutën e 37-të.
Në të 39’, Granero ekzekutoi nga e djathta një goditje të lirë, topi mbërriti në zonën e Gramozit, sfera u pastrua jashtë zonë nga mbrojtja e më pas Kaka goditi fluturimthi nga rreth 20 metra, por jashtë kuadratit. I pari karton i verdhë i takoi Realit të Madridit, Gutit.
Kristiano Ronaldo i dha një asist Raul Gonzales, golashënuesi më i mirë i historisë së Real Madrid, tentoi një harkim të embël mbi Shehin, por ky i fundit u tregua në lartësinë e duhur, duke shmangur golin e dytë të 31-herë kampionëve të Spanjës.
Pjesa e dytë me 90 minuta vonesë, për shkak të djegies së transformatorit që ushqente me energji elektrike katër kullat ndriçuese të stadiumit “Qemal Stafa”.
Zëvendësuesi i Realit, Karim Benzema, pati një rast të mirë për të shënuar në minutën e 76-të ndeshjes, por topi i goditur nga sulmuesi francez goditi shtyllën jashtme.
Pas katër minutash ishte ish-sulmuesi i Olimpikut të Lionit, i cili duke përfituar nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes së Gramozit (ishin të gjithë lojtarët e skuadrës kolonjarë në pjesën e dytë), shënoi golin e dytë të Realit të Madridit në minutën e 80-të, duke i dhuruar skuadrës së tij trofeun “Taçi Oil Cup”. Presidenti i kompanisë shqiptare ia dorëzoi kapitenit të skuadrës iberike, Raul Gonzales, por jo me shkëlqimin që duhej ta meritonte kjo ndeshje e rrallë dhe historike për futbollin shqiptar.

Gramozi – Real Madrid 1-2
Tiranë, 20 janar 2010, stadiumi “Qemal Stafa”
Shënues: Xhafaj 3’/ Kaka 37’, Benzema 80’
(Ndeshje u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, për 90 minuta, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, duke filluar nga ora 19:00 në 20:30)
GRAMOZI: Shehi (Besa); Vrapi (Besa), Semina (Gramozi), Kukaj (Gramozi), Lila (Tirana), Dragusha (Besa), Babaj (Gramozi), Devolli (Tirana), Muka (Tirana), Dos Santos (Gramozi) dhe Xhafaj (Besa). Trajner Agim Canaj
REAL MADRID: Dudek, Ramos, Garay, Metzelder, Marcelo, Gago, Granero, Guti, Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Raul. Trajner Manuel Pelegrini
Gjyqtar: Sokol Jareci (Shqipëri, FIFA), Gerant Qirici, Arben Pregja. Gjyqtar i katërt Ervis Peza
Ne pjesen e dyte te dyja skaudrat bene shume zevendesimeBurimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›