MKRS: Dëmtimi i varrezave hebreje, akt kundër vlerave

Një veprim i tillë, sipas ministrisë, jo vetëm që është një fyerje e madhe ndaj familjeve të të varrosurve dhe gjithë popullit hebre, por është edhe një akt kundër vlerave dhe vizionit liberal të popullit të Kosovës.
“Republika e Kosovës është krenare me diversitetin e vet kulturor dhe ai duhet të na shërbejë neve si pikë afrimi e jo ndarjeje. Populli ynë gjithmonë ka dëshmuar për respektimin dhe ruajtjen e vlerave të ndryshme kulturore, etnike dhe fetare që ka. Andaj, duhet që të gjithë të distancohemi nga veprime të tilla, që janë kundër shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga MKRS.
Përmes kësaj komunikatë, MKRS kërkon nga organet kompetente që të veprojnë shpejtë në gjetjen e autorëve të këtij veprimi, dhe që ata të marrin dënimin siç e parasheh ligji.