Reali harron Championsin, konfirmohet në La Liga
Madrilenët kalojnë në avantazh në minutën e 28-të me anë të Kristiano Ronaldos, i cili si gjithmonë ekzekuton me saktësi një goditje dënimi. Në minutën e fundit të pjesës së parë Higuain dyfishon, duke i cuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.
Në minutat e para të pjesës së dytë është sërish argjentinasi që shënon për madrilenët. Për golin e vetëm të Valadolidit mendon vetë mbrojtësi i Realit, Raul Albiol, i cili shënon gabimisht në portën e vet.
Megjithatë, ky gol nuk ndikoi fare në agresivitetin e Realit, i cili gjen edhe golin e katërt në minutën e 65-të, ku shënon edhe një herë Higuain.
Reali ngjitet në kuotën e 65 pikëve, duke ndarë vendin e parë me kampionët e Barcelonës. Ndërkohë, Valadolidi mbetet në kuotën e 20 pikëve, i pozicionuar në vendin e parafundit.